Pas sfidave të para të gjysmëfinales në Ligën e Kampionëve, sot do të zhvillohen dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Ligën Evropa.
Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Ligën e Evropës, ku kater ekipe të forta synojnë finalen.
Ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”, ku Roma është nikoqire e kampionit të sivjetmë gjerman, Bajer Leverkuzen.
Në ndeshjen tjetër të ditës, Olimpik Marseja e pret Atalantan e Berat Gjimshitit në stadiumin “Velodrome”. Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.