Bashke

Historia e miliarderëve që e krijuan Canva nga hiçi

Historitë e rreckosura janë gjithmonë ato që na frymëzojnë më shumë si njerëz, por në hijet e çdo sipërmarrjeje që ka çuar në sukses është një që ka dështuar.

Që nga ofrimi i një produkti të dobët në investimin e anëtarëve të gabuar të grupit, ka arsye të panumërta përse 20% e bizneseve dështojnë në vitin e tyre të parë, dhe 60% nga të tjerët në tre vitet e para pas paraqitjes së tyre.

Gjersa çdo krijues biznesi ka setin e tij të opinioneve në lidhje me çfarë e shënjon sukses, koha e kombinuar me një qasje të palëkundur janë shpesh faktorë të nënvlerësuar që duhen marrë parasysh.

Nëse ndonjëherë e ke kapur veten duke menduar se për shkak se nuk ke burime financiare ose një zyrë të përshtatshme, ditët tuaja të korporatës do të zgjasin një jetë, mendoni përsëri. Shumë nga pionierët më të fortë në botë filluan sipërmarrjet e tyre në garazhe të braktisura që nuk përputheshin me vizionin dhe ambicien më madhështore të themeluesit të tyre.

Le të jenë këto histori një rikujtim i vlerës së të ardhurave dhe qëllimit kur konsiderohet sipërmarrja e një biznesi.

Telegrafi ju sjell tregimin e themeluesve të aplikacionit online për dizajn, CANVA.

Melanie Perkins dhe Cliff Obrecht – bashkëthemeluesit e CANVA, së fundmi u shpallën të rinjtë më të pasur Australian nën moshën dyzet vjeçare me një shifër të kombinuar prej 11.5 bilion dollarë.

Me më shumë se 60 milion përdorues sot, çifti ishte përqendruar në një strategji që do të ndryshonte rregullat e lojës kur ata paraqitën për herë të parë në vitin 2013, kompaninë e tyre softuer të dizajnit grafik.

Ndodhi gjersa ata po ligjëronin dizajnin në Universitetin e Australisë Perëndimore kur Perkinsi vendosi të paraqiste idenë e e prezantimit të një softuer mjeti më të lehtë që njerëzit ta përdornin për projektet e tyre.

‘’Studentëve u duhet një semestër i tërë për të mësuar se ku butonat janë e si të dizajnojnë diçka’’, tha ajo.

Ishte dhoma e ndjenjes të së ëmës së saj që u transformua në zyrën e çiftit për biznesin e tyre të parë – Fusion Yearbooks, që u targetua nëpër shkolla dhe që më vonë do të rritej në biznesin prej multi milion dollarësh me të cilin ne jemi të familjarizuar sot.

Me ndihmën e një granti nga qeveria dhe investitorët engjëj Canva u ngrit duke u mbështetur nga një shifër totale prej 2.1 milion dollarësh. Gjithsesi, u desh një udhëtim deri në Silicon Valley dhe më shumë se 100 refuzime për ta arritur këtë.Telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë