Bashke

Fronti opozitar shqiptar: Zonën e Vizbegut hesnafët e ndërtuan me shumë mund, Grubi po e kthen në qendër të bizneseve të fëlliqura!

Fronti opozitar shqiptar ka akuzuar Qeverinë dhe Artan Grubin se po kthen zonën e Vizbegut në qendër të bizneseve të fëlliqura. Ja deklarata e plotë:

”Zona industriale e Vizbegut po bëhet qendër bixhozi e Maqedonisë së Veriut.

Zonën indistriale të Vizbegut që hesnafët me shumë mund e ndërtuan me dekada, Artan Grubi po e kthen në qendër të bizneseve të fëlliqura! Lotaria e Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga njerëzit më të afërt të Artan Grubit, së shpejti pritet të zhvendoset në zonën industriale Vizbeg të Shkupit.

Media ndërkombëtare Radio Evropa e Lirë njofton se Lotaria e Maqedonisë së Veriut ka lidhur marrëveshje që të shfrytëzojë hapësira pikërisht këtu në zonën e Vizbegut ku ndodhemi edhe sot dhe do të vazhdojë të funksionojë në këtë pjesë të qytetit në 10 vitet e ardhëshme.

Për këtë qëllim nga buxheti tashmë janë ndarë 2.6 milionë euro. Në fakt, objekti dhe hapësira rreth saj në prill të këtij viti janë blerë nga kompania “Hej dooel”, e themeluar në shkurt të këtij viti, me drejtues Armin Mashoviq, partner i dikurshëm i Erxhan Sulkoski në “Pacifik Petrolium”, për të cilin mediumet kishin informuar se ishte i afërt me familjen e Ali Ahmetit.

Pra, Lotaria e Maqedonisë së Veriut do të pozicionohet përskaj rrugës Shkup – Bllacë, ku tashmë funksionojnë disa kazino, numri i të cilëve dita ditës po shtohet.

Zona industriale Vizbeg, sipas të gjitha gjasave do të shndërrohet në një Las Vegas, kurse këtë plan po e realizojnë Artan Grubi dhe BDI. Nëse deri dje kishte dilema pse kërkesat e bizneseve shqiptare të kësaj zone shpërfilleshin totalisht nga BDI dhe funksionarët e saj, tanimë gjithçka po bëhet e qartë. Ata paskan pasur në kokë një plan tjetër për këtë zonë. Ta bëjnë qendër të bixhozit!

Këtë zonë që biznesmeni i ndershëm shqiptarë, hesnafët, me shumë mund e ndërtuan me dekada të tëra, Artan Grubi dhe BDI brenda natës kanë vendosur ta shndërrojnë në zonë të kazinove, kredive të shpejta, hoteleve e moteleve. Kjo zonë që deri tash është dëgjuar vetëm për lajme pozitive, storje të suksesshme, Artan Grubi ka vendosur ta bëjë zonë të problemeve, vrasjeve e punëve të fëlliqura, sepse kazinotë kështu pasoja sjellin!

Nuk po flasim për thashetheme. Po flasim për fakte. Lakmia e Artan Grubit dhe BDI për para nuk ka skaj! Kjo e keqe duhet të marrë fund dhe për këtë na duhet nidhma e juaj, ndihma e qytetarëve!

Ti vendosim Stop degjenerimit të gjithçkaje që ka vlerë, me të vërtetë Artan Grubi gjithçka që prek e prish!

Qytetarët veçmë janë të vetëdijshëm për këtë dhe do ta dënojnë ashpër këtë të keqe” – thonë nga Alternativa, Lëvizja Besa, Lëvizja Demokratike.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë