Bashke

Nissan prezanton konceptin Hyper Force që me “pamje frikëson” sikurse GT-R (FOTO)

Në panairin Japan Mobility Shoë të mbajtur në Tokio, Nissan ka prezantuar super veturën elektrike me një dizajn “radikal” dhe performansa të larta që në pamje “frikëson” sikurse GT-R.

Fjala është për konceptin Hyper Force, që përmban të gjitha “veshjet” e një Godzilla të elektrifikuar, duke përfshirë fuqinë e madhe motorike dhe teknologjinë më të fundit, transmeton Telegrafi.

Motori i kësaj veture prodhon deri në 1.341 kuaj-fuqi. Koncepti posedon teknologjinë e-4ORCE për motorin që i mundëson kësaj “bishe” të bartë fuqinë në të katër rrotat.

Kjo veturë ka fellne të lehta karboni, që përmirësojnë performansën aerodinamike në ftohjen e frenave.

Ashtu sikurse GT-R aktual, koncepti ofron “përshpejtim më të saktë dhe të shpejtë”. Edhe karriget janë të punuar nga karboni dhe kanë rripa të sigurisë në katër pika.

Koncepti është gjithashtu i pajisur me teknologji të avancuar vetë-drejtuese dhe sensorë të shumtë dhe hiper LIDAR, duke përdorur kufjet mund të luani edhe lojëra, natyrisht, të lidhura me garat e veturave.telegrafi

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë