Bashke

Anketa e IPIS: Opozita shqiptare me rejting të barabartë me BDI-në!

Anketa e Institutit për Hulumtime Politike – Shkup tregon se blloku opozitar shqiptar “Alternativa”, “Lëvizja Besa” dhe “Lëvizja Demokratike” kanë pothuajse rejting të barabaratë me BDI-në. 66 për qind e të anketuarëve vlerësojnë se zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare duhet të mbahen bashkë vitin e ardhshëm.

Shumica dërmuese e të anketuarve apo 66.6% vlerësojnë se zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm duhet të mbahen së bashku.

Nga IPIS, kanë thënë se për shkak të relevancës dhe paanshmërisë së hulumtimit janë marrë parasysh specifikat demografike të popullatës, gjinia, grupmoshat, shkalla e arsimimit dhe përkatësia etnike, me ndarje përkatëse sipas vendbanimit dhe njësisë zgjedhore.

IPIS thotë se hulumtimi është zbatuar për nevojat e këtij Instituti kurse aksioni është financuar nga mjetet vetanake të saj.
Hulumtimi i Institutit u realizua përmes linjës telefonike, nga 25 deri më 27 tetor në 1.055 të anketuar. Këto të dhëna i nënshtrohen gabimit statistikor prej plus/minus 3 për qind.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë