Bashke

“Ali Ahmetit nuk i falet mbështetja për Ballkanin e Hapur”, Nesho: BDI duhet të shkojë në opozitë

Agim Nesho, diplomat dhe ish-ambasadori shqiptar në SHBA i ftuar në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN, u shpreh se BDI e Ali Ahmetit në Maqedoninë e Veriut do të kalojë në opozitë pas zgjedhjeve të 8 majit.

Sipas diplomatit, Ali Ahmeti ka gabuar kur mbështeti Ballkanin e Hapur, pasi ai ishte në dëm të Kosovës.

“Cdo gjë ka kohën e saj, ka ciklin e saj, është një parti që edhe qëndrimi në opozitë do t’i bëjë mirë. Aq më tepër që Ali Ahmeti ka bërë një gabim fatal, përkrahja pa kushte e Ballkanit të Hapur, pasi dihej se interesat e Kosovës ishin të dëmtuara. Kjo gjë nuk i falej jo vetëm Ali Ahmetit, por edhe asnjë partie shqiptare. Kjo është ajo që pati një aktivizëm nga ana e Kosovës pasi ishte diçka e pafalshme”, tha Nesho.

Më 8 maj në Maqedoninë e Veriut do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku sipas të dhënave dhe bisedimeve të fundit, opozita maqedonase do të krijojë koalicion me opozitën shqiptare dhe kjo do të sillte rrëzimin e BDI-së nga pushteti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë