Bashke

Apple planifikon të sjellë iPad Pro me ekran OLED dhe një iPad Air 12.9-inç

Versionet e përditësuar të iPad Air do të mbërrijnë në fillim të vitit ndjekur me modelet e reja iPad Pro në tre mujorin e dytë të 2024.

Apple do të prezantojë një iPad Air 12.9-inç krahas iPad Pro OLED si pjesë e linjës së 2024 raportoi analisti Ming Chi-Kuo.

Versionet e përditësuar të iPad Air do të mbërrijnë në fillim të vitit ndjekur me modelet e reja iPad Pro në tre mujorin e dytë të 2024.

Kuo parashikon se Apple do të zbulojë një iPad Air 10.9 dhe për herë të parë një iPad AI 12.9-inç. Edhe pse do të vijë me madhësinë e ekranit të një iPad Pro, me shumë gjasa nuk ka ekranin mini-LED të tij.

Por Kuo thotë se pllaka e bordit do të jetë prej oksidi, çka do të përmirësonte performancë përballë modelit më të vogël.

Sa i takon iPad Pro të ri, Kuo thotë se janë dy modele që fuqizohen nga çipi M3 ndërsa ekrani mini-LED do të zëvendësohet nga OLED.

Pjesa tjetër e linjës së iPad-it pritet gjithashtu për përmirësime, me iPad-in e gjeneratës së 11-të dhe iPad mini të ri që pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të 2024. Ka kaluar më shumë se një vit që kur Apple lëshoi për herë të fundit një iPad të ri. /PCWorld Albanian

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë