Bashke

Apple pritet së shpejti të konfirmojë datën e daljes në treg të kufjeve Apple Vision Pro

Ndërsa kufjet Apple Vision Pro pritet të dalin në treg muajin e ardhshëm, kompania ende nuk e ka konfirmuar datën.

Sipas Mark Gurman të Bloomberg, brenda javës së ardhshme pritet të ketë një njoftim zyrtar nga Apple, kohë kjo e cila përkon me eventin më të madh teknologjik, CES.

Bëhet e ditur se, kufjet tashmë kanë filluar të dërgohen në magazinat e SHBA-së në një shkallë të vogël.

Ndryshe, Gurman raporton se një takim tre-orësh është planifikuar për të gjithë punonjësit në dyqanet e Apple në të gjithë SHBA-në më 21 janar, në lidhje me produktin e ri.

Rajonet tjera, përfshirë Kinën, Kanadanë, dhe Britaninë e Madhe, mund të jenë të radhës.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë