Bashke

Arsenal në kërkim të një “bomberi”, “Topçinjtë” vihen pas “yllit” të Brighton

Prej kohësh tashmë, “Topçinjtë” e Arsenal janë në kërkim të një emri të madh apo të një talenti premtues, për sulmin e “gjigantëve” anglezë dhe siç dihet prej kohësh, “bomberi” nigerian, Victor Osimhen ësshtë objektivi i parë në listën e “të preferuarve” të klubit londinez, mirëpo nuk është emri i vetëm.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, tashmë është zbuluar edhe një tjetër emër, kësaj here i një talenti të së ardhmes. Bëhet fjalë për “bomberin” irlandez, të “Pulëbardhave”, të Brighton, Evan Ferguson, me 19-vjeçarin, që deri më tani ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 1 të tjerë, në 36 ndeshjet e regjistruara deri më tani.

Tekniku, Mikel Arteta beson se 19-vjeçari mund të shpërthejë në të ardhmen dhe të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në skenën ndërkombëtare, megjithatë, përveç “Topçinjve” të Arsenal, në listën e kandidatëve që kërkojnë për ta blerë atë gjatë verës janë bashkuar edhe “Djajtë e Kuq”, të Manchester United.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë