Bashke

Barcelona e Çellsi nisin garën për talentin 18-vjeçar brazilian

Talenti 18-vjeçar brazilian Gabriel Moskardo, që luan me Korintiasin në vendlindje, po tërheq gjithnjë e me shumë vëmendjen e skuadrave “big” në Europë. Çellsi dhe Barcelona janë dy skuadrat që po këmbëngulin më shumë për të.

Moskardo ka një kontratë deri në vitin 2026 me Korinthias, por me shumë gjasa do të lërë skuadrën brenda pak muajsh. Lojtari i kombëtares së moshave të Brazilit ka shumë admirues, teksa edhe Real Madridi, Liverpulli, Arsenali e Njukaswlli kanë dërguar përfaqësues për ta parë nga afër.

Kostoja e lojtarit, për momentin, është 5 milionë euro, një shumë u ulët, ndaj dhe mjaft ekipe “big” po këmbëngulin për ta marrë. Moskardo ka debutuar këtë vit në Serie A të Brazilit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë