Bashke

Çfarë u kërkua më shumë në Google në 2023?

2023 ishte viti i filmave të mëdhenj, mirëpo dhe i humbjeve po aq të mëdha në botën e artit. Dhe pikërisht këto kanë marrë një vëmendje shumë të gjerë duke qenë ndër kërkimet më të shpeshta në motorët e kërkimit në Google për dymbëdhjetë muajt e fundit.

Filmat më të kërkuar ishin “Barbie” dhe “Openheimer” (madje kishte meme që i kombinonin, pasi u shfaqën në të njëjtën kohë). Ndërsa ndër personazhet publike ishte Shakira, në janar për këngën që shkroi për ndarjen nga Pique  dhe në gjysmën e dytë të vitit për evazion fiskal për të cilin u akuzua në Spanjë.

Një nga vdekjet që shqetësoi më shumë komunitetin ishte sigurisht, ajo e Matthew Perry. Megjithatë, ka pasur të tjerë të famshëm, emrat e të cilëve janë kërkuar vazhdimisht edhe pas vdekjes së tyre, si Tina Turner apo Sinead O’Connor.

Në botën e sportit, ishte futbollisti francez Kylian Mbappe dhe britaniku Harry Kane me kalimin e tij të shumëpërfolur te Bayern Munich verën e kaluar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë