Qoku: Deri kur shqiptarët do të reduktohen si popull teknik, që do t’i shërbejnë popullit politik të maqedonasve?
Bekim Qoku
Para do kohe Edi Rama deklaroi se për të Jugosllavia ka qenë “planet i lirisë”.
Kryeministrit shqiptar nuk i bën fare përshtypje që shqiptarët konsiderohen qytetarë të dorës së dytë a tretë. E dimë tashmë që atij i pëlqen dukja, PiaRri. I mjafton Abazoviqi që flet shqip dhe punon për serbët. Prandaj i duket historike edhe një kryeministër teknik në Maqedoninë e Veriut që flet shqip, pavarësisht që ai vjen nga një parti politike skajshmërisht e korruptuar, me afera të panumërta dhe që popullit të vendit i ka shkaktuar gjithë ato dëme këto 22 vjet në pushtet.
Përndryshe, ne e dimë se është dëshmuar nga rasti Abazoviq se shqiptarët, kur e marrin detyrën e kryeministrit nga prapaskenat, nuk i shërbejnë kombit të vet, por të kundertes. A na duhet edhe një Abazoviq i ri ne formën e Talatit?
Po të ishte mashtruar Kosova me postin e presidentit të Jugosllavisë, ende do të ishte nën sundimin e Serbisë!