Bashke

Dhëndri i Albert Musliut i akuzuar për vjedhje milionash, Musliu “shpëtimin” e kërkon tek BDI-ja

Materiale të shumta janë siguruar nga prokuroria për shpërndarjen e paligjshme të kuponëve sportiv nga dhëndri i Albert Musliut, Darko Kaevski. Sipas informacioneve të Sitel-it, Prokuroria posedon material prej më shumë se 500 faqesh dhe mbi 1400 provave materiale ku ka zbuluar krimin e 12 ish të dyshuarve, mes të cilëve edhe drejtori aktual dhe ish-drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport. Hetimet u hapën nga zyra e antikorrupsionit dhe nga kontrollet shtesë të prokurorisë u konstatua se me shpërndarjen e kuponëve sportivë, të dyshuarit kanë përvetësuar mbi 5 milionë euro.

Darko Kaevski është emër i njohure dhe për politikën shqiptare, ai si dhëndër i Albert Musliut ka ushtruar edhe pozitën e zëdhënësit të LSDM-së. Kaevski është edhe një ndër emrat e dyshimtë, ku në moshën 30 vjeçare ka arritur të prekë pasuri personale prej miliona euroshë, gjë që është e pazakontë në Maqedoni të Veriut.

Në anën tjetër, dje në debatin e organizuar nga Fronti Evropian, në të cilën ekspert të afërt të BDI-së, nga frika e Qeverisë së mundshme në mes VMRO-DPMNE dhe VLEN, diskutuan rreth çështjet së Batenderit, analisti politik Albert Musliu ishte më i zëshmi nga të gjithë në mbrojtje të BDI-së. Nga informatat jozyrtare, pas skandaleve të dhëndrit të tij Kaevskit, dhe kompanisë së ndërtimit të familjes së tij, Musliu kërkon “shpëtim” tek BDI-ja dhe Fronti Evropian, duke u paraqitur në shumë media si analist në mbrojtje të tyre. Ndërsa LSDM-ja zyrtarisht ka dhënë karton të kuq për Kaevskin, duke e larguar edhe Musliun nga mbrojtja e tyre, dhe duke dërguar analistin nga Gostivari në mëshirë të Ali Ahmetit. Tani më për opinionin është e qarte se përse Albert Musliu është gjithnjë në mbrojtje të BDI-së dhe Frontit Evropian./smartnews.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë