Bashke

Dy super ndeshje në kuadër të Ligës së Kampionëve zhvillohen sonte

Edhe sonte vazhdon kompeticioni më i mirë në futbollin europian, UEFA Champions League dhe në program janë dy ndeshje tejet interesante.

Skuadra e Lazios pret në shtëpi kampionin gjerman, Bayern Munich.

Këto dy skuadra janë takuar edhe një herë tjetër gjatë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Ishte viti 2021, ku Bayerni dhe ekipi italian luajtën njëri me tjetrin dhe ekipi gjerman doli dy herë fitues (2-1 dhe 1-4).

Ndeshja tjetër do të jetë ajo mes Paris Saint-Germain dhe Real Sociedad. Ky është takimi i tyre i parë në histori.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë