Bashke

“Quest është një produkt më i mirë dhe pikë”, thotë Zuckerberg pasi rishikoi pajisjet e Apple, Vision Pro

Shefi i Meta-s, ka rishikuar pajisjet e Apple Vision Pro, megjithatë beson se produkti rival i Meta-s, Quest është produkt më i mirë për shumicën e gjërave për të cilat njerëzit i përdorin kufjet e realitetit virtual dhe të përzier.

Ai e ndau pikëpamjen e tij në llogarinë e tij në Instagram, të xhiruar me produktin Quest 3 Mixed Reality Passthrough.

Zuckerberg pohon se Meta Quest është produkt superior kundrejt pajisjeve Apple Vision Pro. Shefi i Meta-s, potencon se produkti i tij është më i lehtë se shtatë herë më i lirë se Vision Pro.

“Quest, mendoj se është shumë më komod”, deklaroi ai.

Pajisjet Vision Pro të Apple sipas tij e kanë problemin e turbullimit të lëvizjes, që mund t’u shkaktojë përdoruesve jo-rehati.

Ndonëse ka mënyra për të minimizuar këtë me hapa të thjeshtë, Zuckerberg pohon se “Quest është shumë më i qartë”.

Zuckerberg gjithashtu vuri në dukje se Quest ka një fushë më të gjerë shikimi dhe ekrane më të ndritshme se Apple Viision, Pro dhe se pajisjet e Meta-s do të ofrojnë një përvojë më të mirë të lojërave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë