Škoda ka zbuluar Vision Gran Turismo, një veturë konceptuale tërësisht elektrike në lojën Gran Turismo 7 PlayStation, duke zgjeruar praninë e kompanisë në botën e garave dixhitale.
Duke marrë frymëzim nga modeli 1100 OHC Spider i vitit 1957, Škoda Vision Gran Turismo që bën tërheqje me të gjitha rrotat, është e pajisur me katër motorë elektrikë me një fuqi totale prej 1,071 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.
“Rrënjët e Škoda Motorsport datojnë më shumë se 120 vjet më parë, me suksese të panumërta. Studimi i Škoda Vision Gran Turismo lidh trashëgiminë tonë të pasur me të ardhmen tonë elektrike dhe një gjuhë të re moderne të fortë dizajni”, tha drejtori ekzekutiv i Škoda, Klaus Zellmer.
Kjo veturë elegante me një ulëse nxjerr në pah gjuhën moderne të dizajnit të Škoda-s përmes dritave në formë T-je, me ngjyrë të verdhë matte Explorer.
Koncepti është frymëzuar 1100 OHC Spider i prodhuar më 1957, megjithëse është zbukuruar me karakteristika krejtësisht të reja, të tilla si krahu i pasmë i dyfishtë dhe pjesa e pasme e hapur, ku motorët elektrikë janë plotësisht të ekspozuar.
Brenda ka një ulëse, e pozicionuar në qendër si një veturë garash, e pajisur me një rrip me gjashtë pika.
Ekrani në kabinë tregon shpejtësinë, mënyrën e drejtimit dhe nivelin e baterisë, por mund të përdoret edhe si retrovizorë.
Koncepti përdor një bateri 87 kWh që dërgon energji përmes një kuti ingranazhi me një shpejtësi në katër motorë elektrikë për një fuqi totale prej 1,071 kuaj-fuqi.