Bashke

EJA ME MUA

Poezi nga: Nikos Gatsos
Përktheu: Lefter Shomo

Nëse prej njerëzve zë lodhesh
Gjithçka përreth është rrëzuar
Mos udhëto për të tjerë vende
Eja me mua, eja me mua.

Në se të bie mbrëmja sipër
Me ato yje të dëshpëruar
Prej muzgu ti mos të kesh frikë
Eja me mua, eja me mua.

Shtrije,pra, kokën dhe anoje
Mbi t’ miat, të dashurat duar
Sërish dhe ëndrrën jetoje
Eja me mua, eja me mua.

Në pafsh anije që çajnë detet
Trena që nisen ke shikuar
Moho të të marrin me vete
Eja me mua, eja me mua.

Smeralde kam një det të hapur
Me diell, dashuri punuar
Për zemrën tënde q’ është e zbrazur
Eja me mua, eja me mua.

Eja, qëndro krahut të djathtë
Si i harruari vëlla
Vetminë bashkë që ta ndajmë
Eja pak dritë të të fal.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë