Bashke

Federata e Francës nuk lejon pushim për lojtarët që janë agjërueshëm!

Nga dita e hënë ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit dhe kjo ndikon shumë edhe në sport, në veçanti në futboll. Shumë futbollistë nga ligat e ndryshme do të agjërojnë për këtë muaj që i përket fesë islame.

Sipas ”RMC Sport”, Federata e Futbollit të Francës nuk ka lejuar të ketë pushim gjatë ndeshjeve për lojtarët që janë agjërueshëm.

Pra, ata nuk do të lejohen të bëjnë iftar gjatë ndeshjes, ashtu siç e kishte lejuar Premier Liga sezonin e kaluar dhe Superliga e Turqisë./Indeksonline/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë