Bashke

Gates për inteligjencën artificiale: Njerëzit do të punojnë veç tre ditë në javë

Multimiliarderi Bill Gates beson se përparimi i shpejtë i inteligjencës artificiale do t’i lejojë njerëzit të reduktojnë ditët e punës në vetëm tre ditë në javë, sepse “makinat mund të bëjnë të gjitha gjërat”

“Do të përfundoni me një kompani ku duhet të punoni vetëm tre ditë në javë, ndoshta do të jetë më mirë”, ka thënë Gates.

Gates parashikoi se mund të vijë dita kur njerëzit “nuk duhet të punojnë aq shumë” vetëm për të përballuar jetesën.

Në mars, ai shkroi se shfaqja e inteligjencës artificiale mund të ketë po aq ndikim në shoqëri sa telefonat dhe interneti.

“Do të ndryshojë mënyrën se si njerëzit punojnë, mësojnë, udhëtojnë, marrin kujdes shëndetësor dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin”, shkroi Gates në një postim në blogun e tij.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë