Bashke

Gjesti i jashtëzakonshëm që bëri Joao Cancelo pas debutimit me Barcelonën – djaloshi i ri nuk do ta harroj kurrë atë moment

Joao Cancelo ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë me fanellën e Barcelonës në elitën e futbollit spanjoll La Liga.

Mbrojtësi portugez iu bashkua katalunasve në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Manchester City në formë huazimi.

Cancelo debutoi duke luajtur ndaj Osasunës në fitoren e Barcelonës 1-2 me golat e Jules Kounde dhe Robert Lewandowskit.

Megjithatë një gjë që u bë virale është edhe gjesti i Joao Cancelos pas ndeshjes me një tifoz të vogël që u fut në fushë.

Një djalosh biond u fut në fushë dhe vrapoi te portugezi për ta përqafuar.

29-vjeçari ishte shumë miqësorë me djaloshin e vogël duke e mirëpritur dashurinë e tij dhe duke i dhuruar fanellën pasi e përqafoi.

Fotot e djaloshit të lumtur janë bërë virale në rrjet, derisa Cancelo është duartrokitur nga tifozët për gjestin e bërë. /Telegrafi/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë