Bashke

Gol në “frymën e fundit”, Taulant Seferi i dhuron tri pikët skuadrës arabe

Taulant Seferi gjen golin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sulmuesi i kombëtares shqiptare vendosi sfidën Hatta-Bani Yas (0-1) me golin e realizuar në minutën e katërt shtesë.

Skuadra mike luajti me dhjetë lojtarë prej minutës së 60’, por siguroi tri pikët falë golit të 27-vjeçarit nga Kumanova në “limitet” e ndeshjes.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Bani Yas në vendin e gjashtë, ndërkohë që ishte goli i tretë sezonal në kampionat për Seferin.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë