Bashke

Google rrezikon të gjobitet me 2.4 miliardë dollarë

Këshillitari i Gjykatës së Bashkimit Evropian, ka kërkuar nga Google që të paguajë një gjobë prej 2.4 miliardë eurosh, me arsyetimin se ka përdorur qëndrimin e saj monopolizues në treg për të shërbyer me mallra.

NDTV ka raportuar të enjten se Komisioni Evropian ka thënë se Google u ka shkaktuar dëme kompanive konkurruese nëpërmjet Google Shopping pa të drejtë kërkimi.

Kjo konsiderohet një nga tri gjobat që KE-ja i ka vendosur kompanisë amerikane të kërkimit në vjetët e fundit.

Google e kishte apeluar këtë gjobë, por Gjykata ia ka refuzuar.

Kjo kompani është shprehur se nga 2017-a ka bërë ndryshime me qëllim që të jetë në vijë me vendimin e Komisionit Evropian.

“Do të marrim parasysh qëndrimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe do të presim vendimin final. Krahas apelit, do të investojmë në ndryshimet tona”, thuhet në një reagim të Google.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë