Shumë përdorues të rrjeteve sociale që kujdesen për atë që shkruajnë (nuk janë të paktë ata që nuk e bëjnë fare këtë), ndaj është e rëndësishme për ta që të mos ketë gabime në mesazhet që dërgojnë. Instagram sjell funksione të reja, e ndër to është edhe aftësia për të rregulluar gabimet në mesazhe.
Të gjitha ndryshimet janë fokusuar në “inbox” në Instagram dhe kompania thotë se zvogëlojnë edhe më shumë hendekun mes shërbimit “Instagram DM” dhe “iMessage”. Bëhet fjalë për tre funksione të reja: aftësinë për të ndryshuar mesazhet e dërguara tashmë, më shumë ngjitëse dhe raporte më të sakta nëse dhe kur pala tjetër e ka hapur mesazhin.
Përdoruesit do të jenë në gjendje të modifikojnë disa mesazhe 15 minuta pas dërgimit, që do të thotë se mund të korrigjojnë një gabim ose të shtojnë diçka që kanë harruar. I njëjti funksion ekziston në “iMessage” dhe aplikacionet e tjera të mesazheve – mjafton të prekni mesazhin e dërguar, të mbani gishtin mbi të për një kohë të shkurtër dhe më pas të zgjidhni “edit” nga menyja.