Interi, për herë të tretë radhazi fiton Super Kupën e Italisë (VIDEO)
Skuadra e Interit ka rrëmbyer trofeun e parë për këtë vit, duke triumfuar për herë të tretë radhazi në Super Kupën e Italisë.
Në finalen e këtij viti, të zhvilluar në Riad të Arabisë Saudite, skuadra e drejtuar nga Simone Inzagi mposhti Napolin 0:1. Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa për napolitanët punët u vështirësuan në minutën e 60-të, kur nga loja u përjashtua Xhiovani Simeone pas kartonit të dytë të verdhë.
Derisa ndeshja po shkonte drejt fundit, u shfaq heroi i “Nerazzurrëve”, Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e parë shtesë.
Kliko videon:
https://nvcplayer.crazyvidup.com/embed/409gsUnQaWfMt?autoplay=1&htmlplayer=1
Vlen të theksohet se te napolitanët për tërë ndeshjen në fushë ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani. Ndryshe, për Interin është kjo hera e tetë në histori të klubit që fiton trofeun e Superkupës së Italisë, duke kaluar kështu rivalin lokal, Milanin (7), sa i përket numrit të trofeve në këtë garë.