Bashke

Izet Mexhiti kërkon lirimin e menjëhershëm të Furkan Saliut

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka reaguar lidhur me arrestimin e gazetarit Furkan Sali, nga pjesëtarët e njësive policore, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Liria e shprehjes është e drejtë e pakontestueshme dhe asnjë gazetar nuk duhet të pengohet në punën dhe misionin e tij profesional për të njohur publikun me të vërtetën.
Kërkojmë urgjentisht lirimin e gazetarit Furkan Saliu, ndërsa arrestimin e tij e konsiderojmë si sulm brutal ndaj fjalës së lirë dhe pengim i gazetarisë hulumtuese.
Gjithçka mund të ndalni, po ama fjalën e lirë kurrë”, ka shkruar Mexhiti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë