Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti me mesazh drejtuar votuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare të 8 majit.
Postimi i plotë:
I dashur votues,
Klani i kazinove dhe bixhozit është në panik. Ata e dinë se me shkuarjen e BDI-së në opozitë do të mbyllen kazinot dhe bastoret, e qytetarët do të shpëtojnë nga epidemia e bixhozit dhe korrupsionit politik.
Për këtë arsye edhe parimi i Badinterit po manipulohet nga klanet e nëntokës mbijetesa e të cilëve varet ekskluzivisht nga BDI-ja në pushtet. E kemi lexuar këtë skenar. E dijmë ku është burimi i kërcënimeve dhe mbjelljes së frikës në popullatë.
Qeveria e re do të ketë edhe shumicën shqiptare, edhe shumicën e Badinterit. Sepse as shumicën shqiptare, as shumicën e Badinterit nuk e përfaqëson klani i kazinove i fshehur pas partisë BDI. Rri rahat, voto shlire. Fundi po ju vjen. VOTO VLEN 6