Bashke

Izet Mexhiti: Në zgjedhje, blloku opozitar do të garojë me lista të përbashkëta

Blloku opozitar i partive politike shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të garojë me listë të përbashkët, njoftoi sot kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti.

Mexhiti tha se edhe në zgjedhjet presidenciale opozita shqiptare do të ketë kandidat të përbashkët.

“Ne si opozitë shqiptare, do të dalim me lista të përbashkëta, partitë shqiptare dhe poashtu kemi vendim që do të dalim me kandidat për president shqiptar, cili do të jetë, do të shohim. Po bëjmë analiza nëse do të jetë brenda strukturave, apo duhet të jetë ekspert i fushës, dmth intelektual i pavarur”, tha Mexhiti.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë