Bashke

Izet Mexhiti nga Dibra: Kandidatura e Bujar Osmanit për ta përçarë votën shqiptare dhe për të bërë pazare të ulta politike

Në tubimin qëndror të koalicionit VLEN në Dibër, lzet Mexhiti mes tjerash tha: “Duke vlerësuar lartë vlerësimin e mprehtë tuaj politik, sot dua të zbardh disa fakte.

Me datë 30 janar, Ali Ahmeti personalisht deklaroi që nuk është koha për President shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Me datë 15 shkurt, Koalicioni VLEN dolëm me kandidaturën e dr. Arben Taravarit për President, me gjasa shumë të mëdha që të shkojmë në rundin e dytë, ku beteja për PRESIDENT do të ishtë shqiptaro-maqedonase.

Atëherë në panik, brenda natës, BDI vendosi që ta kandidojë Bujar Osmanin, vetëm e vetëm për ta përçarë votën shqiptare, vetëm që ta pamundosojë Arben Taravarin të shkojë në rundin e dytë!

Tash këto ditë, përmes Artan kazinomanit e shohim që kanë filluar që ta përgadisin terenin për të tregtuar me votat shqiptare, tamamile si në lojërat e fatit, herë me VMRO e herë me LSDM, se kujt do ia japin votat në rundin e dytë BDI-ja, duke hequr dorë përfundimisht nga kandidati i tyre që tash.

Por, të nderuar Dibranë, sot më shumë se kurrë, këto fakte duhet të na bindin se nuk duhet të lejojmë askush të tregtojë me votat tona!

Sot më shumë se kurrë duhet që të unifikohemi opozita dhe populli, por edhe votuesit e sinqertë të BDI-së, ta përkrahim gjithë Arbenin dhe ta çojmë në rundin e dytë!

Pra POPULLI dhe NE në njërën anë, e ata e kazinotë, pazaret e pista, Gruevskat e Mijallkovat në anën tjetër! Situata është sot më e pastër se asnjëhere më parë.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë