Bashke

Izet Mexhiti takoi aktivin politik të Lëvizjes Demokratike të Manastirit

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti sot takoi aktivin e LD-se në Manastir duke potencuar se ky takim ishte në vigjilje të Festës së Alfabetit, transmeton bashke.tv.

“Në vigjilje të Festës së Alfabetit, gjatë vizitës së punës që kishim në Manastir realizuam takim shumë produktiv dhe të ngrohtë me aktivin politik të Lëvizjes Demokratike të Manastirit i cili i kishte organizuar pritje madhështore.

I njoftova bashkëveprimtarët me aktivitetet politike që ndërmerren në të gjitha fushat e veprimit, duke potencuar bashkëveprimin e jashtezakonshëm me koalicionin në kuadër të Lidhjes Europiane për Ndryshim, që përfundimisht në zgjedhje, kurdo që mbahen ato, të sjellim ndryshimin e shumëpritur tek shqiptarët.

Aktivistët e Lëvizjes Demokratike të Manastirit më njoftuan me situatën e ndërlikuar në të cilën gjenden edhe 22 vjet pas mbarimit të luftës, me ç’rast u zotuam që me venodsmëri do të luftojmë për të drejtat e çdo shqiptari që jeton në territorin e vendit, e sidomos për bashkëkombasit tanë në Manastir.” – shprehet Mexhiti

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0hkTQsQoEVvjmHXh4PC2bW12BYjceU7Y67pY3NGRLTNHqassXhLuKhZU2dmQwbB6bl&id=100044857800537&mibextid=Nif5oz

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë