Bashke

Kasami dhe Kurti takojnë shqiptarët e Turqisë

Të ndarë në dy qytete por me takime të njejta, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kreu i Tetovës njëheri kryetar i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami kanë takuar mërgatën shqiptare në Turqi. Kryeministri Kurti, është mirëpritur nga Guvernatori i Izmirit, Dr. Süleyman Elban, Kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Dr. Cemil Tugay, dhe Kryetarja e Komunës së Foçës në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fıçı, e cila është Kryetarja e parë grua e kësaj komune dhe ka prejardhje shqiptare. Pjesë e diskutimit në secilin prej bashkëbisedimeve ishin mundësitë që i kemi e që mund t’i hulumtojmë më tej për më shumë lidhje dhe bashkëpunim ekonomik, kulturor e arsimor.

Ndërsa, Kryetari i BESËS dhe i Tetovës, Bilall Kasami ka takuar shoqatën “Kalkandelen” dhe “Gjith Ballkan” ku është mirëpritur nga Sadettin Tanseli dhe Fadil Kush. Siç njoftoi Kasami, temë e diskutimit kanë qenë aktivitetet e përbashkëta kulturore që mund të organizohen në mes Komunës së Tetovës dhe shoqatave në fjalë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë