Kasami: Nuk kemi synim vetëm ta rrëzojmë BDI-në dhe t’i zëvendësojmë ata, por të qeverisim me nder dhe përgjegjësi
Kryetari i Lëvizjes BESA Bilall Kasami sonte në emisionin Click Plus në TV21 ka folur rreth situatës aktuale politike, koalicionit opozitar LEN dhe zgjedhjet e 8 majit.
Kasami ka deklaruar se LEN nuk ka për qëllim vetëm ta rrëzojmë BDI-në nga pushteti dhe të vazhdojmë me të njejtin avaz, por të sjellim ndryshimin dhe të qeverisim me nder dhe përgjegjësi.
Gjithashtu Kasami ka folur edhe për kandidatin e LEN për president, i cili ka thënë se nesër do ta bëjnë publik.