Bashke

Kasami: Tetova do të bëhet me stadium modern!

LËNDA E KONTRATËS 10 MILION EURO, KOHËZGJATJA 36 MUAJ

Komuna e Tetovës përmes Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport” ka shpallur endering lidhur me ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve sportive, duke filluar me stadiumin kryesor të qytetit.

Tetova do bëhet me stadium modern. Zotimi vjen nga Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Sipas Kasamit, lënda e kontratës së prokurimit publik ka një vlerë rreth 10 milionë euro dhe do të jetë i hapur deri më 22 dhjetor 2023. Kohëzgjatja e kontratës është paraparë të jetë në një periudhë prej 36 muajsh.

“Në fazën e parë të këtij projekti monumental, është paraparë hartimi i projekti ideor për rikonstruimin e stadiumit të qytetit. Projekti ideor do të përgatitet duke respektuar standardet e UEFA-s për infrastrukturën e stadiumeve dhe rekomandimet për ndërtimin e objekteve të reja dhe rindërtimin e atyre ekzistuese. Po ashtu, janë marrë parasysh dispozitat e rregullores për infrastrukturën e stadiumeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut nga Federata e Futbollit të Maqedonisë” – tha Bilall Kasami.

Sipas Kasamit përveç stadiumit të qytetit, në shpalljen për kontratë janë të përfshira edhe projekte tjera të rëndësishme, duke përfshirë Qendrën Sportive dhe Rekreative të qytetit, si dhe një terren sportiv në fshatin Saraqinë të Tetovës. /KlanMacedonia/

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë