Bashke

Kasami: VLEN është koalicioni i fitores së sigurtë

Sonte në Gostivar është mbajtur Konventa Promovuese e kandidatit për president nga VLEN, Arben Taravari.

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në këtë konventë ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale janë referendum historik dhe politik për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu Kasami ka deklaruar se koalicioni VLEN është koalicion i fitores së sigurtë, i cili do ta sjellë ndryshimin tek shqiptarët.

“Sot edhe ne, me Besë, besa-besë, jemi të bashkuar në koalicionin VLEN. VLEN është koalicioni i fitores së sigurtë. Fitorja jonë është historike sepse për herë të parë ne do të sjellim ndryshimin për shqiptarët në Maqedoni.” – ka deklaruar Kasami.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë