Google, motori më i madh i kërkimit, është përkeqësuar.
Ky zbulim vjen nga një studim i ri i studiuesve gjermanë nga Universiteti i Leipzigut, Bauhaus-University Weimar, dhe Qendra për Analizat e të Dhënave dhe Inteligjencën Artificiale. Studiuesit shtruan pyetjen ‘A po bëhet Google më keq?’, duke shqyrtuar 7,392 pyetje për rishikimin e të dhënave në Google, Bing dhe DuckDuckGo për një vit.
Hulumtuesit kanë përpunuar raportet dhe kanë zbuluar se përmbajtja ka cilësi të ulët dhe një tejmbytje me informacione që nuk lidhen me temën.
Hulumtimi tregoi se faqet e padëshiruara janë tepër të përhapura, duke u shfaqur në krye të renditjes së Google në atë që është ‘një betejë e vazhdueshme’ midis sajteve dhe motorit të kërkimit.
Një zëdhënës i Google u përgjigj se studimi ‘nuk pasqyron cilësinë e përgjithshme dhe dobinë e ‘Kërkimit’. Theksoi se studimi fokusohet vetëm në një grup të ngushtë.
‘Ky studim i veçantë shqyrtoi ngushtë përmbajtjen e rishikimit të produktit dhe nuk pasqyron cilësinë e përgjithshme dhe dobishmërinë e ‘Kërko’ për miliarda pyetjet që ndeshemi çdo ditë. Ne kemi nisur përmirësime specifike për të adresuar këto çështje – dhe vetë studimi thekson se Google është përmirësuar gjatë vitit të kaluar dhe po performon më mirë se motorët e tjerë të kërkimit. Më gjerësisht, shumë palë të treta kanë matur rezultatet e motorit të kërkimit për lloje të tjera pyetjesh dhe kanë gjetur se Google është me cilësi dukshëm më të lartë se pjesa tjetër”, tha zëdhënësi.
Studimi në fjalë tregoi se rezultatet e Google u përmirësuan në një farë mase midis fillimit të eksperimentit të studiuesve dhe përfundimit. Megjithatë, ata gjetën ‘një prirje të përgjithshme rënëse në cilësinë e tekstit në të tre motorët e kërkimit.