Më 20 nëntor 1972, u mbajt Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe. Në punimet e këtij Kongresi, që u zhvillua deri më 25 nëntor, morën pjesë 87 delegatë nga Shqipëria, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi.
Synimi i Kongresit ishte përcaktimi i parimeve dhe i drejtimeve kryesore për hartimin e rregullave të drejtshkrimit, për pasjen e një gjuhe letrare të njësuar. Në këtë kuptim, ky Kongres ishtë kurorëzimi i përpjekjeve të rilindësve dhe i Komisisë Letrare Shqipe. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) sjell fragmente nga rezoluta e Kongresit dhe medaljen përkatëse të kongresit./ atsh