Bashke

Kosova e sfidon sot Norvegjinë, ‘Dardanët’ synojnë fitoren në Oslo

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sot ndeshjen miqësore ndaj Norvegjisë.

Ndeshja do të luhet nē Oslo me fillim nga ora 19:00, shkruan gazetablic. Ky është testi i fundit për Dardanët para ndeshjeve zyrtare të Ligës së Kombeve, që nisin në shtator, e ku janë në grup me Rumaninë, Qipron dhe Lituaninë.

Kosova nën drejtimin e Franco Fodës ka treguar shenja të mira në miqësoret e zhvilluara në mars kundër Armenisë dhe Hungarisë dhe tani synon që ta dëshmojë potencialin e saj edhe përballë norvegjezëve, të cilët në radhët e veta kanë yje si Erling Haaland dhe Martin Odegaard.

Në konferencën për media para kësaj ndeshje, përzgjedhësi Foda theksoi se gjatë këtyre gjatë ditëve të grumbullimit kanë punuar mjaft mirë dhe lojtarët janë të motivuar për të treguar paraqitje të mirë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë