Në një fushë krejt baltë, kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur kombëtaren izraelite me rezultat 1-0.
Golin e vetëm të ndeshjes e ka shënuar Milot Rashica në minutën ’41.
Ndeshja Kosova-Izraeli u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe është e vlefshme për kualifikimet për kampionatin EURO 2024.
Kosova dhe Izraeli janë pjesë e Grupit I.
Pas kësaj fitore, Kosova ka mbledhur 10 pikë dhe është në pozitën e parafundit.