Bashke

Kosova rrit vigjilencën në veri

Sulmi i ndodhur me armë në drejtim të policisë në Zubin Potok ka rritur sërish gatishmërinë e forcave dhe shihet si një sinal për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Shemsi Syla e lidh këtë edhe me shtimin e 48 bazave dhe tri brigadave të trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Lajmi për ushtrinë serbe nuk është i ri, me vite të tëra forcat ushtarake serbe janë të dislokuara pranë kufirit dhe jo më pak se 48 baza e tri brigada më të rëndësishme janë të orientuara drejt jugut të Serbisë gjegjësisht afër kufirit tonë”.

Sipas tij, kjo paraqet rrezik të madh për sovranitetit e Kosovës e njëkohësisht është edhe rrezik më i gjerë rajonal e global.

“Shqetësimin ynë është me bazë dhe besoj që faktori ndërkombëtar është duke e trajtuar seriozisht. Ne kemi bashkëpunim të përhershëm me KFOR e NATO-n. KFOR ka përqënduar trupat atje”.

Syla shprehet se Kosova po punon për transformimin e modernizimin e ushtrisë, duke e cilësuar si tepër të domosdoshëm fondin e akorduar prej 40 milionë Eurosh për realizimin e këtij objektivi./Tv Klan

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë