Bashke

Kungulli, kushtet e kultivimit dhe vlerat për shëndetin

Në zonën e Alpeve kultivohet për më se 70-80 vjet Cucurbita maxima L, ose ndryshe siç njihet edhe nga zona ‘Kungulli i dimrit’.

Quhet kështu për faktin se fruti arrin të përballojë ngricat e vjeshtës dhe në treg del në stinën e dimrit.

Kushtet e kultivimit
Mbillet në anë të ngastra, në ledhe me ekspozicion nga dielli. Bimë me kërcell zvarritës, me lastar të gjatë. Prodhon 3-4 fruta për bimë; me formë cilindrike të shtypur.

Në pjekjen teknike kanë ngjyrë jeshile të hapur, kurse në pjekjen botanike ngjyrë gri; tuli ka ngjyrë të verdhë në portokalli. Si periudhë mbillet në fund Prillit dhe gjatë Majit. Prodhimi fillon në fund të Korrikut dhe vazhdon deri vonë në ngricat e vjeshtës. Pas kësaj frutat vilen dhe ruhen për konsum dimëror.

Veçantitë
Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të mirë e të qëndrueshëm.

Preferohet për pjekje, për konsum dimëror në familje dhe për tregun lokal.

Arsyet përse kungulli të bën mirë:

Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar
Kungulli është i mirë për sytë dhe për sistemin imunitar sepse është i pasur me vitaminë A. Një racion i vetëm me kungull ofron 200 për qind të dozës së rekomanduar ditore të këtij ushqyesi kaq të dobishëm për organizmin.

Shëndeti i zemrës
Kungulli përmban kalium dhe antioksidantë të cilët mund të parandalojnë sëmundjet e zemrës por edhe disa lloje kanceri.

Kolesteroli
Sterolët bimorë tek farat e kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq. Të njëjtin rol luajnë edhe acidet yndyrore omega-3 që ulin trigliceridet dhe tensionin e gjakut.

 

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë