Bashke

Kushtet humanitare në Gazë janë rënduar ndjeshëm

Teksa sulmet e përgjakshme izraelite vazhdojnë mbi Gazë, kushtet humanitare janë duke u përkeqësuar. Palestinezët e zhvendosur po vuajnë nga mungesa e ujit, tendat e mbipopulluara dhe temperaturat e ulëta. Brenda strehëve të tjera në jug, sëmundjet transmetuese janë rritur ndjeshëm, së bashku me rastet e infeksioneve të ndryshme të frymëmarrjes dhe lëkurës. Vendet arabe dhe islamike, në takimin e tyre, bënë thirrje për një votim mbi një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim humanitar në Gaza.
“Numri i të vrarëve është tani mbi 17,000 palestinezë dhe të vrarë e të plagosur rreth 65,000. Një numër i madh, 70 për qind e tyre janë gra dhe fëmijë. Kjo është diçka kaq e neveritshme dhe e turpshme të shohësh këtë numër të madh fëmijësh të vrarë më shumë se çdo konflikt tjetër që nga krijimi i Kombeve të Bashkuara. Kjo sjellje e neveritshme e egërsirave në udhëheqjen e shtetit të Izraelit duhet të mbahen përgjegjës për krimet e tyre”, tha Rijad Mansour, vëzhgues i përhershëm në Kombet e Bashkuara.
Që nga 7 tetori, OBSH ka dokumentuar më shumë se 200 sulme ndaj kujdesit shëndetësor në Rripin e Gazës. OBSH kërkon respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe ndërhyrjen aktive për të siguruar mbrojtjen e kujdesit shëndetësor.
Dy muaj në luftë, ofensiva e ashpër ka shkaktuar alarm të përtërirë ndërkombëtar.
Sulmet izraelite kanë vrarë më shumë se 17 mijë njerëz në Gaza. Hamasi vrau rreth 1200 vetë, kryesisht civilë, në sulmin e 7 tetorit./Alsat.mk
Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë