Bashke

Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot do të jetë me vranësira, në viset malore me reshje të dëborës ku do të formohet një shtresë e re, posaçërisht në pjesët perëndimore. Në viset më të ulëta fillimisht reshjet do të jenë me dëborë, më pas do të kalojnë në reshje shiu. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, më e theksuar përgjatë Vardarit.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -6 deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 10 gradë, shkruan Alsat.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira, në mëngjes me kushte ëpr reshje të dobëta të dëborës, ndërsa gjatë ditës me reshje shiu. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 6 gradë Celsiusë. /Alsat.mk

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë