Bashke

LD: Cilave qarqe u shërben Ali Ahmeti me vendimin për përçarjen e elektoratit shqiptar?

Nga Lëvizja Demokratike kanë reaguar pas refuzimit të idesë nga partitë maqedonase që presidenti i shtetit të zgjedhet në Kuvend, përcjell TV21. Nga Kjo parti kanë kritikuar edhe BDI-në, të cilën e pyesin se pse nuk e mbështetën kadidaturën e Arben Taravarit për president të vendit. Nga LD thonë se me kandidatin e BDI-së për president është përçarë vota shqiptare.

“Iniciativa për zgjedhjen e Kryetarit të RMV-së në Kuvend nuk është qasje monoetnike, por politikisht racionale. Qëndrimet e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kundër përcaktimit të “VLEN” janë rikthim në vitin 1990, koha kur u perceptoheshte si tragjedi që shqiptarët të mbanin pozitat më të larta shtetërore. Sa i përket partnerit të tyre BDI, ata një gjë thonë dhe tjetër gjë bëjnë. Nëse vërtet angazhohen për Kryetarin e Parë të Shqiptar, duhet t’i shpjegojnë publikut pse nuk e mbështetën kandidaturën e Arben Taravarit dhe pse po përpiqen të minojnë mundësinë që shqiptarët të kenë një kryetar shteti në vitin 2024. Parashtrojmë pyetje publike se cilave qarqe u shërben Ali Ahmeti me vendimin për përçarjen e elektoratit shqiptar.  “VLEN” në koalicion me Popullin Shqiptar do të mundë mbetjet e fundit të politikave të UDBA-s”, thonë nga LD.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë