Bashke

LEN: Shfaqja e kryeministrit teknik përfundoi, BDI është shndërruar në parti të “listës së zezë” amerikane

Koalicioni i partive opozitare shqiptare “Lidhja Evropiane për Ndryshim” (LEN) i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit teknik Talat Xhaferi.

Astrit Iseni nga LEN sot në konferencë për shtyp tha tanimë se ka përfunduar shfaqja e kryeministrit teknik dhe është koha “t’i kthehemi realitetit”.

LEN e ka pyetur Xhaferin për korrupsionin, rastet “Soravia”, “Llotaria”, “Durmo Tours”, “Spitali Modular” dhe “Besa Trans”.

“BDI – partneri tradicional dhe i palëkundur i miqve ndërkombtarë në vend dhe jashtë, ka nisur një fushatë armiqësishë duke sulmuar ambasadorët të cilët edhe me fjalë edhe me vepra angazhohen për agjendën europianizuese të vendit tonë. Si u bë që nga partner kryesor, u kthyet në frenuesin kryesor të procesit integrues, e t’i drejtoheni një ambasadori me fjalor rruge “shiko punët tua!””

“Përse ambasadorët dhe të dërguarit ndërkombëtar tani po e kapercejnë adresën politike të liderit të BDI-së. Si u katandis që BDI që në emërtimin e saj ka fjalën integrim të shndërrohet në parti e listave të zeza amerikane”, tha Iseni.

Ai shtoi se Lidhja Europiane për Ndryshim nuk ka asnjë iluzion – një kryeministër me mandat teknik nuk ka as kompetenca, as fuqi, e as legjitimitet për të adresuar apo për të zgjidhur cilëndo nga këto tema aktuale.

“Kjo dëshmon se emërimi i tij ishte vetëm formalitet në tentim për të mbuluar krimin dhe korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga klika e kazino-klanit dhe klaneve tjera të ngjashme me to. Asnjë reportazh, asnjë glorifikim folklorist, asnjë teatër me paratë e qytetarëve nuk do të arrijë të fshijë zullumin që BDI-ja, SORAVIA, LLOTARIA, EUROVIA, janë duke ushtruar ndaj qytetarëve. E megjithatë, ne jemi këtu për të mos heshtur dhe për të kërkuar llogari – se shqiptarët janë lodhur me forma, janë lodhur me mashtrime, janë lodhur me iluzione se diçka vërtetë ka ndryshuar në jetën e tyre me Talatin kryeministër teknik”, theksoi anëtari i lartë i LD-së, Astrit Iseni.(INA)

https://www.facebook.com/watch/?v=827956065765770

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë