Lëvizja Demokratike: BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski
BDI e di se do t’i humbë zgjedhjet.
BDI e di që do të shkojë në opozitë.
Shpëtimin e tyre të fundit e kërkojnë te miku dhe bashkëpunëtori i vjetër.
BDI-ja e shpalli Nikolla Gruevskin si thesar kombëtar të shqiptarëve, por që në fakt është gomë për të shpëtuar disa njerëz nga BDI.
Ata që e mbrojtën, i dhanë mundësi të arratisej, ruanin pronën e tij, shpresojnë në të njëjtin shërbim nga Gruevski për ta.
Njeriu që ishte arsyeja pse Maqedonia e Veriut u izolua për dhjetë vjet,
Njeriu që ishte arsyeja pse shumë shqiptarë u dënuan, u persekutuan dhe ju bënë padrejtësi,
Njeriu të cilin BDI e sulmoi si arsye për mos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, sot pikërisht ai njeri është shpresa e fundit për shpëtimin e BDI-së.
BDI nuk ka shpresë që Gruevski mund të sigurojë deputetë që do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.
BDI shpëtimin e sheh në përsëritjen e episodave të njëjta. Pra, ashtu siç nuk u ndëshkua Gruevskin mos të ndëshkohet edhe kriminaliteti i disa personave të BDI-së.
BDI-ja e di se do të shkojë në opozitë andaj e do Gruevskin në pushtet.
Gruevski u ka borxh atyre.
Kështu mendojnë se shqiptarët do të duhet të harrojnë gjithë dëmin, gjithë korrupsionin, të gjithë fëmijët e ikur nga shteti.
Ndryshimet në Kodin Penal ishin fillimi, kështu që tani po vazhdojnë me iniciativë para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimeve të Gjorge Ivanovit.
Mediat raportojnë se Artan Grubi është përfshirë personalisht në lobim dhe presion për rikthimin e faljeve.
Ne e dënojmë ashpër këtë sjellje të qeverisë.
Ne duam drejtësi.
Ata duan të ketë PAZAR dhe TREGTI me drejtësinë.
Sot për Gruevskin, nesër për veten e tyre.
Ne jemi kundër, por edhe të gjithë shqiptarët janë kundër kësaj politike të BDI-së.
Dënimi do të vijë shumë shpejt.
I bëjmë thirrje gjykatësve të Gjykatës Supreme që të mos bien në këtë grackë dhe presion të BDI-së.