Bashke

Lëvizja Demokratike: Maqedonia e Veriut e fundit në rajon me të gjithë treguesit ekonomik

Lëvizja Demokratike është shumë e shqetësuar se ku e çon kjo Qeveri vendin.

Të gjithë treguesit ekonomik, aludojnë se Qeveria në mënyrën më të keqe të mundshme po menaxhon vendin. Qytetaret për çdo dite, tanimë janë dëshmitarë se standardi i jetesës edhe ashtu i dobësuar, po rrënohet plotësisht nga paaftësia e Qeverisë  për tu përballuar me sfidat ekonomike.

Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale, me normën e inflacionit që ka aktualisht Maqedonia e Veriut, renditet në krye të vendeve të rajonit me 8.4 %. (tabela1)

Poashtu kjo Qeveri,  ku kuadrot e BDI-së kryesisht menaxhojnë gati të gjithë resorët ekonomik, po dështon edhe në rritjen ekonomike të vendit, e cila është e fundit në rajonin tonë me 1.8%. (tabela2)

Paaftësia e pushtetit nuk përfundon këtu. Sipas Bankës Botërore edhe borxhi publik po rritet, i cili aktualisht është 59.1 %, deri në fund të vitit do të rritet në 60.2 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP)-së.

Lëvizja Demokratike ka ngritur shqetësimet për politikat e dertanishme qeveritare dhe kërkon që Qeveria të bëje një politikë më të shtrënguar monetare dhe një menaxhim të kujdesshëm fiskal.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë