Bashke

Lidhja Europiane për Ndryshim: Më 9 maj nuk do të kremtohet vetëm Dita e Europës dhe fitorja kundër fashizmit, por edhe fitorja kundër këtij regjimi të korruptuar, antieuropian dhe antiqytetar

Ndonëse pa praninë tonë, sot u dakordua edhe data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Megjithëse kërkesa jonë ishte që ato të mbahen në
rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 28 prill, qenka vendosur që ato të mbahen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 8 maj
2024. Në të vërtetë, kjo datë edhe nuk përbën problem të madh për ne, por është jashtëzakonisht e rëndësishme që tash të plotësohet përbërja
e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, për çfarë ne do të insistojmë dhe nuk do të heqim dorë për asnjë çmim.

Me këtë rast Lidhja Europiane për Ndryshim dëshiron të theksojë se caktimi i zgjedhjeve është edhe pranimi i humbjes së këtij pushteti
antiqytetar. Ata më në fund u dorëzuan dhe e kanë pranuar fundin. Pas këtyre zgjedhjeve, pra më 9 maj të vitit 2024, nuk do të kremtohet vetëm
Dita e Europës dhe fitorja kundër fashizmit, por kjo ditë do të jetë festë e fitores edhe kundër këtij regjimi të korruptuar, antieuropian dhe antiqytetar.

Në frymë të këtij vendimi, u bëjmë thirrje qytetarëve që të jenë të qetë, por edhe të mobilizuar, sepse ashtu siç e dërguam në pension
politik dhe në syrgjyn Nikolla Gruevskin më 2016, ka ardhur koha që ta pensionojmë edhe pjesën e dytë të këtij regjimi – Bashkimin Demokratik
për Integrim, që tashmë është bërë i njohur si pronar i kazinove dhe lojërave të fatit, të cilat megjithatë në këto zgjedhje nuk do t’i sjellin fat, por vetëm kob.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë