Bashke

‘Lirimi nga burgu i Mijallkovit’, Mexhiti: “Sukses” i padiskutueshëm i politikave të BDI-së

Fron(t)it europian po i rreshtohen “sukseset” e njëpasnjëshme. Pasi pajtoi në lista zgjedhore të gjithë politikanët më kontrovers, ata me të cilët nuk kanë lënë gjë pa i thënë njëri-tjetrit dhe pasi bëri aleanca me djallin e të birin vetëm e vetëm për të tentuar që të ngelet në pushtet, sot na erdhi edhe “lajmi i madh” për lirimin e parakohshëm nga burgu i Sasho Mijallkovit!


Çka të thuhet më shumë? “Sukses” i padiskutueshëm i politikave të BDI-së që gjatë viteve e ruajti dhe mbrojti me fanatizëm lojalitetin ndaj Gruevskit dhe dëgjueshmërinë ndaj patronit – Mijallkov.


Me këta politikanë servil ardhmëria jonë vetëm në Europë nuk mund të jetë. Prandaj, me 24 prill do ta marrin dënimin e merituar.


Ndryshimi po vjen! Bashkë me ndryshimin edhe dënimi për Gruevskin dhe Mijallkovin. Sepse drejtësia mbase vonon, por nuk harron.


P.S. Po mendohem, cilin këngëtar të madh shqiptar do ta kishin ftuar në festën për Mijallkovin, po të mos ju vinte pak marre?!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë