Bashke

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira pantotenike, piridoksina, biotina, thartira folike dhe grupi i komponentëve që duhen koalamine, shkurtimisht i quajmë B12

Ato ndihmojnë në gjëra të ndryshme siç janë dhënie e energjisë trupit dhe përkrahje e qelizave të shëndetshmem.

Lajm i keq është ai që trupi ynë nuk mund të depozitojë vitamins B, andaj na është e domosdoshme që vazhdimisht nga fillimi ta marrin më sasi të caktuara.

Lajm i mirë është që pothuajse të gjitha vitaminat B mund t’i marrim shpejt dhe çdo ditë në shtojca multivitaminash.

Çdo vitaminë nga kompleksi ka funksionin e vet dhe merret nga burime të ndryshme, transmeton Telegrafi.

B1 – tiamina

Gjendet në drithëra, kokrra, arra dhe mish. I ndihmon punës së sistemit nervor dhe trurit, por ndihmon edhe prodhimin e energjisë nga ushqimi.

B1 – riboflavina

Gjendet në vezë, në perime të gjelbra dhe në peshq. I ndihmon prodhimit të energjisë në nivel qelizor, metabolizmit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave.

B3 – niacina

Gjendet në qumësht, peshq, vezë dhe në kokrra gruri. I ndihmon shëndetit të qelizave dhe e mban lëkurën tuaj të shëndetshme.

B5 – thartira pantotenike

Gjendet në mish, thjerrëza, vezë dhe qumësht. I ndihmon metabolizmit të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave, mirëpo prodhon edhe kolesterinë, hormone dhe yndyra esenciale.

B6 – piridoksina

Gjendet në mish, peshq, arra dhe banane. I ndihmon prodhimit të energjisë nga ushqimi, prodhimit të rruazave të kuqe të zorrëve dhe punës së sistemit nervor.

B7 – biotina

Gjendet në vezë, qumësht dhe banane. I ndihmon metabolizmit të karbohidrateve dhe yndyrave, shëndetit të lëkurës, punës së sistemit nervor, metabolizmit dhe qelizave.

B9 – thartira folike

Gjendet në perime me fletë të gjelbra, pemë dhe thjerrëza. I ndihmon ritjes së qelizave dhe është jashtëzakonisht e rëndësishme gjatë shtatzënisë.

B12 – kolabamina

Gjendet në guaca, mëlçi, peshq dhe qumësht. I ndihmon metabolizmit të hidrokarbureve, proteinave dhe yndyrave.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë