Bashke

Më 5 dhjetor publikohet traileri i GTA 6

Rockstar Games ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social X se traileri i GTA 6 do të publikohet më 5 dhjetor.

Megjithatë, ende nuk dihet se kur do të lansohet video-loja e shumëpritur, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, shumë njerëz janë të emocionuar dhe postimi i Rockstar Games në X që njofton lansimin e trailerit ka marrë tashmë 136 milionë shikime prej dje.

Kanë kaluar 10 vjet që kur Rockstar Games publikoi Grand Theft Auto 5, e cila është video-loja e dytë më e shitur ndonjëherë pas Minecraft, pasi ka shitur më shumë se 185 milionë kopje.

Rockstar Games ka gjasa të ketë punuar në GTA 6 për disa vite, por konfirmimin se është duke punuar në këtë lojë e bënë në shkurt të vitit 2022.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kjo faqe interneti përdor cookie për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por ju mund të tërhiqeni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më shumë