Meta i është përshtatur rregullave të Aktit të Tregjeve Dixhitale (DMA) të Bashkimit Evropian. Kjo e fundit është një pakete me rregulla për komunitetin në ueb, e shpallur në vitin 2022.
Në kuadër të këtyre rregullave, kompania e themeluar nga Mark Zuckerberg do t’u japë përdoruesve të Instagram dhe Facebook në Bashkimin Evropian zgjedhjen nëse do të ndajnë ose jo informacionin e tyre midis këtyre platformave.
Gjatë javëve të ardhshme, qytetarët që jetojnë në hapësirën e Unionit, do të marrin njoftime që i informojnë për ndryshimin.
Pra, përdoruesit e Facebook do të jenë në gjendje të zgjedhin nëse do ta lidhin ose jo llogarinë e tyre me Instagramin apo nëse do të kenë dy profile të veçanta.
Po ashtu, Meta bëri të ditur se përdoruesit e Instagram dhe Facebook, që i kanë lidhur të dyja llogaritë mund të zgjedhin t’i menaxhojnë ato veçmas dhe të mos ndajnë më informacione mes dy platformave.
Përdoruesit do të kenë të njëjtën mundësi midis llogarive të tyre në Facebook dhe shërbimeve të platformës Gaming dhe Marketplace.